SKANDALOZE: Futbollisti futet në fushë me pistoletë!

Skandal në një ligë të futbollit të vogël në qytetin e Gjakovës. Siç mëson Gazetaolle.com, në “Ligën Madrid” ka ndodhur një incident totalisht i papritur, kur njëri prej futbollistëve pjesëmarrës e ka nxjerrë pistoletën dhe është futur në fushë me të.

Motivet e një veprimi të tillë ende nuk janë mësuar, derisa për ta qetësuar situatën është dashur të bëhet intervenimi i futbollistëve tjerë.

Gazeta Olle ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e kësaj lige, por një gjë e tillë ishte e pamundur. “Liga Madrid” është ligë që organizohet në disa qytete të Kosovës, derisa ky ishte incidenti i parë i përmasave të tilla. /Gazeta Olle