Skandaloze: Flamuri serb në ndeshjen Craiova – Prishtina!

Një gjest skandaloz ndodhi në ndeshjen e Sigal Prishtinës me SCMI Craiova, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Rumani, në kuadër të çerekfinales së Ligës Ballkanike.

Në tribunën qendrore të Palestrës së klubit rumun, qëndronte flamuri serb, si provokim për kampionët e Kosovës, shkruan Gazetaolle.com.

Pjesë e Craiovas janë edhe disa lojtarë serbë, të cilët pas një jave do të jenë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për ndeshjen e kthimit.

Takimin e parë, Prishtina e fitoi 77:73. (Gazeta Olle)

flamuri serbb