Skandali i radhës: Benjamin Mendy akuzohet edhe për dy përdhunime tjera

Futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy është akuzuar sot për dy përdhunime të tjera.

Ylli francez, 27 vjeç, tani ka gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në total dhe ai do të dalë sërish në gjykatë nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Shërbimi i Prokurorisë thotë se akuzat e reja kanë të bëjnë me katër femra mbi moshën 16 vjeç, të cilat pretendojnë se janë sulmuar midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

I bashkëakuzuari i Mendy, Louis Saha Matturie, 40 vjeç, nga Eccles, Greater Manchester, është akuzuar sot për dy akuza shtesë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual. Kjo do të thotë se ai akuzohet për gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual.

Ata janë thirrur të dy për t’u paraqitur nesër në Gjykatën e Stockport, për t’u përballur me akuzat e reja. Një gjykim është caktuar për vitin e ardhshëm.

Gjen skuadër pas katër muajsh, Arlind Ajeti mbetet në Itali

Shpërthen skandali: Trajneri i futbollit pranon se ka abuzuar me 30 të mitur