Skandali i basteve në Itali, shqiptarët të përzier

Italia sërish është goditur nga një skandal i kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike, ndërsa shqiptarët sërish janë përfshirë në afera të tilla. Dy shtetas shqiptarë janë pjesë e grupit me personat e arrestuar tashmë gjatë operacionit “Dirty Soccer”.

Mediat italiane raportojnë se Edmond Nerjaku dhe Erikson Aruçi janë shqiptarët e arrestuar. Sipas Prokurorisë, Nerjaku është financues i skandalit të kurdisjeve, kurse Aruçi është bashkëpunëtor i tij.

“Mes personave të ndaluar është një shqiptar që akuzohet edhe për pengmarrje. Kur ndeshjet nuk përfundonin me rezultatin e paracaktuar, kishte përplasje mes drejtuesve të skuadrave dhe financuesve të kurdisjeve”, ka deklaruar kryeprokurori, Vincenzo Lombardo për “Sky Tg24”. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët dalin të jenë të përfshirë në skandale të tilla nëpër Evropë, transmeton sportal.al.

foto1