Skandali, FSHF publikon audio-incizimin ku Erion Veliaj ofendon rëndë Dukën dhe kërkesën për ta pushtuar futbollin shqiptar

Nuk ka qetësi në Shqipëri sa i përket futbollit, pasi ka nisur një ‘luftë’ në distancë mes kryetarit të FSHF-së, Armando Dukës dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt.

Zgjedhjet për të parin e futbollit shqiptar janë vendosur më 2 mars, ku Armand Duka kërkon edhe një mandat e kundër kandidat e ka Dritan Shakohoxhën.

Por në këtë mes është futur edhe i pari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj i cili po e sulmon në të gjitha mënyrat Armand Dukën.

Federata shqiptare e Futbollit ka zbardhur audion e Erion Veliajt i cili flet në gjuhën më vulgare të mundshme.

Ndër të tjera Veliaj thotë se futbolli është i vetmi ishull që se ka në kontroll dhe dëshiron ta marrë edhe atë.

Më poshtë keni videon nga konferenca e FSHF-së ku dëgjohen edhe fjalët më banale të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

 

Miratohet kërkesa e KB Pejës për organizimin e Kupës së Kosovës

Ky është futbollisti holandez që po testohet te Ballkani, ka qenë pjesë e Twente U21