SKANDAL: Publikohen pamjet nga përplasjet gjatë ndeshjes në Ligën e Dytë të Kosovës (Video)

Ndeshja e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll mes KF Fushë Kosovës dhe KF Dushkajës nuk ka shkuar siç duhet.

Fushë Kosova ka triumfuar me rezultatin 1:2 – por gjërat në këtë duel sipas “Pampurave” nuk kanë shkuar aspak mirë – pasi ata janë sulmuar nga zyrtarët e klubit mikpritës.

Në postimin në rrjetin zyrtar në Facebook, KF Fushë Kosova ka sqaruar situatën që ndodhi sot në këtë përballje, ku kanë shkruar se personat zyrtar të klubit të Dushkajës kanë ndërprerë takimin disa herë – duke tentuar ta sulmojnë gjyqtarin e takimit, (Eduart Alaj) – si dhe anëtarin e kryesisë, (Dardan Abazi).

GazetaBlic Sport ka arritur të sigurojë disa pamje nga ajo se çfarë ndodhi në këtë duel, ku shihet se personi zyrtar i Dushkajës.

Pamjet kur anëtari i kryesisë së Fushë Kosovës ndalohet të bëjë video, për atë se çfarë ndodhte:

Si dhe pamjet tjera gjatë ndërprerjeve të ndeshjes në disa raste…