Skandal nga La Liga, Muriqi nuk prezantohet me flamur të Kosovës

Vedat Muriqi ka kompletuar huazimin tek skuadra spanjolle Mallorca nga Lazio.

Sulmuesi kosovar do të qëndrojë për gjashtë muaj te Mallorca si huazim, me klubin spanjoll që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Megjithatë shteti spanjoll dhe La Liga vazhdojnë të kenë qasje skandaloze karshi Kosovës.

Faqja zyrtare e La Ligas nuk i kanë vendosur flamurin e Kosovës sulmuesit prizrenas, shkruan Gazeta Olle.

La Liga ia ka vendosur flamurin e Shqipërisë sulmuesit shtatlartë.

27-vjeçari ka dy pasaporta, të Shqipërisë dhe Kosovës, por përkundër që është një reprezentues kosovar, La Liga ia vendos flamurin e Shqipërisë.

Kjo nuk është hera e parë, që në Spanjë krijohen të tilla situate. Kujtojmë që kur Kosova u ndesh me Spanjën, ndodhën shumë incidente të shëmtuara në lidhje me flamurin e Kosovës.

Dardanët ishin në grup me Spanjën në kuadër të kualifikueseve për Botëror. Në dy ndeshjet që u zhvilluan, Spanja vazhdimisht e injoronte Kosovën duke e shmangur emrin dhe simbolet. Madje, në ndeshjen e parë, Spanja iu referua Kosovës si “territori i Kosovës”.

Gjithsesi tani është topi te Muriqi ku shpresojmë që me gola të shumtë do t’ia tregojë spanjollëve prejardhjen e tij dhe flamurin e bukur të Kosovës.

/Gazeta Olle/

Dramë në kampin e Barcelonës, orët e fundit jetike për dy transferime

Zyrtare: Atletiko Madrid bën transferimin surprizë në orët e fundit të merkatos