Skandal në Shqipëri, mysafirët përjetojnë tmerrin në fushë

Luftëtari arriti një fitore të vuajtur në Cërrik përballë Turbinës duke ruajtur pozitat në vendin e parë të klasifikimit në Grupin B të Kategorisë së Parë, por jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve në fushën e lojës së stadiumit “Nexhip Trungu”.

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes, tifozë të skuadrës vendase mësynë fushën e lojës duke sulmuar lojtarët miq.
Gjithçka ndodhi pas një faulli në dëm të një lojtari të skuadrës gjirokastrite, të cilin kundërshtari e nxiti të rikthehej në lojë.

Vonesa ka ngjallur reagimin e tifozëve vendas që sipas rregullores nuk duhej të ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për shkak të dënimit të fushës së Turbinës.

skandali 1

skdanli