Skandal në Serie A: Ndalet ndeshja, Balotelli përsëri cak i koreve raciste

Lazio e ka mposhtur Brescian me rezultatin 2:1 falë dy golae të Immobiles, ndërsa Mario Balotelli shënoi golin e parë të sfidës dhe dekadës në Serie A.

Ndeshja pati një moment shumë të pakëndshëm, pasi ‘SuperMario’ detyroi gjyqtarin Manganiello të ndalte ndeshjen.

Sulmuesi i tregoi atij se po dëgjonte kore me përmbajtje raciste nga tifozët e Lazios, ngjarja ndodhi në minutën e 31′ dhe gjyqtari menjëherë mori masa.

Trajneri Inzaghi,por dhe folësi i stadiumit lëshoi lutjet e tij për të ndaluar thirrjet nga tifozët e Lazios.

Racizmi mbetet një problem i madh në kampionatin italian dhe Balotelli ka rënë shpesh herë pre e sjelljeve të tilla skandaloze.

Tifozët e Lazios janë ekstremistë dhe shpeshherë kanë shfaqur tendenca të tilla negative në stadiume. Ndeshja rifilloi më pas normalisht dhe u mbyll me rezultatin 2:1 për Lazion.