Skandal në konferencën për shtyp, trajneri harron se mikrofoni është ndezur dhe i thotë Lamelas ‘Bir ku*ve’ (Video)

Horge Sampaoli dhe Sevilla e tij luajnë sot një duel prestigji në Ligën e Kampioneve përballë Manchester Cityt, pasi e kanë të sigurt se nuk do të vazhdojnë më në këtë turne.

Ndaj edhe atmosfera para ndeshjes ka qenë e qetë për spanjollët, aq sa edhe trajneri argjentinas nuk ka ngurruar të bëjë shaka me futbollistin e tij, Erik Lamela, me të cilin ishte në konferencë për shtyp.

Në momentin kur do të fillonte konferenca, Lamela ftoi teknikët pasi nuk punonte mikrofoni i tij dhe ata e rregulluan.

Ata i folën në anglisht ndërsa Lamela, i cili ka luajtur shumë vite në Angli, iu përgjigj në gjuhën spanjolle.

Sampaoli, duke harruar se kishte mikrofonat ndezur, nuk ngurri të bënte shaka me bashkëkombësin e tij. “8 vite bir ku*ve. Në 8 vite duhet që të dish të flasësh anglisht shumë mirë”, tha ai duke qeshur. “Mirë, po nuk jam anglez”, u justifikua Lamela në këtë shkëmbim batutash.

Arb Manaj gjen golin e parë në Kroaci

Spektakël me katër gola në kryeqytet, por Prishtina dhe Trepça ’89 ndajnë pikët