Skandal në kampin e Anglisë, ylli i skuadrës pas një sherri largohet nga Katari para ndeshjes çerekfinale

Ironikisht, një ditë para ndeshjes eliminatore të Anglisë kundër Francës të shtunën (20:00) mediat angleze zbulojnë një sherr të dhunshëm në kampin e Kupës së Botës të “Tre Luanëve”! Thuhet se bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Benjamin White (25), i cili u kthye në ishull më 30 nëntor.

Siç raporton “Daily Star”, shkak për këtë ka qenë një mosmarrëveshje me ndihmës trajnerin Steve Holland (52) në takimin e ekipit para ndeshjes së dytë të grupit kundër SHBA-së (0-0).

Asistentit të trajnerit të kombëtares Gareth Southgate (52) thuhet se nuk i ka pëlqyer fakti, që White ka lënë përshtypje negative në takim me njohuri të pamjaftueshme për kundërshtarin dhe statistikat e tij.

Përveç kësaj, thuhet se ylli i Arsenalit, White, mendohet se e ka pasur shumë të vështirë integrimin në skuadër. Ai ka patur konflikte me portierin zëvendësues Aaron Ramsdale (24) dhe sulmuesin Bukayo Saka (21), dy lojtarë të tjerë në skuadër.

Legjenda e Arsenalit: Kupa e Botës të zhvillohet vetëm në Afrikë

Përballja kryesore në Pejë në Superligën e femrave