Skandal në futbollin gjerman: Futbollisti shqiptar rrahet me bashkëlojtarin

 Një tjetër skandal shpërthen në futbollin gjerman, ndërsa këtë herë sërish protagonist është një shqiptar.

Pas rrahjes së Valon Behramit me bashkëlojtarin e tij tek Hamburgu, javë më parë, këtë herë është Adrian Nikçi që e bënë një gjë të tille tek Nurnbergu i Bundesligës 2.

Sulmuesi nga Kosova u kap për flokësh me bashkëlojtarin e tij sllovak, Jakub Sylvestr në stërvitjen e së mërkurës, shkruan Blick, përcjell GazetaOlle.com.

Së pari sllovaku goditi me bërryl Nikçin gjatë një dueli, kurse ai ktheu më pas me një ndërhyrhje. Kjo bëri që ata të kapen për flokësh dhe ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që situata të qetësohet.

Trajneri i dërgoi të dy në zhveshtore. “Ajo që ndodhi nuk është dramatike. Në zhveshtore ne ia shtrimë dorën njëri-tjetrit. Në atë moment të dytë ishim gjaknxehtë”, tha Nikçi.

Ai ishte kandidat edhe për Përfaqësuesen e Kosovës vitin e kaluar. (Gazeta Olle)

nikqii