Skandal në futbollin e Kosovës: Gjyqtari sulmohet nga futbollistët, ndërhyn policia (VIDEO)

Një skenë skandaloze dhe aspak e hijshme ka ndodhur në kategorinë e ulët të futbollit të Kosovës.

Gjyqtari kryetar i ndeshjes në Ligën e Tretë ndërmjet Anadrinit dhe Piranës është sulmuar nga futbollistët vendas, raporton Demokracia.com.

Siç thuhet aty, futbollistët vendas sulmuan gjyqtarin pas golit të shënuar nga mysafirët të cilët barazuan shifrat në 1:1.

Në disa pamje të publikuara, shihen gjyqtarët e takimit afër njërës bankinë, ndërsa po ruheshin nga dy policë.

Për t’i qetësuar futbollistët e revoltuar, ndërhynë edhe disa anëtarë të stafit.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.

Juventus nuk i ndahet Jorginhos, ja çfarë i ofron Chelseat për blerjen e mesfushorit

Momenti kur tifozët e Llapit dhe Ballkanit përplasen mes veti