Skandal i madh nga Moldavia, nuk i japin vizë Lirim Kastratit që të luajë me Dinamon në Ligën e Kampionëve

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 113 shtete botërore.

Por ka ende disa shtete që jetojnë me iluzion dhe ëndrra duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.Njëra nga këto shtete është edhe Moldavia që është një shtet mik i Serbisë.

Ky shtet nuk e ka pajisur me vizë futbollistin nga Kosova, Lirim Kastrati i cili luan te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.

Skuadra kroate do të luaj të martën me Sheriff Tiraspol në Moldavi në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kampionëve.

E shteti moldav duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pajisur me vizë sulmuesin nga Hogoshti, Lirim Kastratin.

Kësisoj reprezentuesi kosovar do t’i mungojë skuadrës së tij në duelin e parë me Sheriffin.

Kastrati do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Kroaci, ku shpresojmë të shënoj gol dhe t’i tregojë moldavëve se kush është dhe nga vije.

Gjilani dhe Ballkani para testit të madh, luajnë miqësore mes vete

Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin