Ska rrymë në ‘Qemal Stafa’

Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës së Durrësit ka gjasa të mos zhvillohet fare, pasi në stadiumin “Qemal Stafa”, është ndalur rryma.

Në fakt, sipas zyrtarëve të stadiumit ka defekte elektrike me furnizimin me energji të stadiumit, shkruan GazetaOlle.com.

Ndeshja është paraparë të fillojë në ora 17:00, dhe pak pak minutash energjia është kthyer, por ndeshja mund të shtyhet për shumë minuta, pasi duhet kohë për t’u ndezur reflektorët.

 

(E plotësuar) – ndeshja nisi me pesë minuta vonesë. /Olle