S’ka ndeshje të Kupës në mesjavë

Ishte pritur që dy ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll të luhen në mesjavë, mirëpo, një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Ismet Ahmeti, Komisar i Garave në FFK, konfirmoi për Gazetën Olle, se të dy ndeshjet, Gjilani – Ferizaj dhe Drita – Flamurtari do të luhen javën e ardhshme.

Sipas tij, disa e saktë e zhvillimit të takimeve caktohet të hënën, në bashkëpunimin me DigitAlbin, për shkak të transmetimit direkt të të dyja takimeve. (Gazeta Olle)