S’ka miqësore për Kosovën

Kosovës nuk do të zhvillojë ndeshje miqësore në muajin qershor, kur janë datat e lira nga FIFA e UEFA.

Kështu ka njoftuar përzgjedhësi Albert Bunjaku. “Nuk do të ketë ndeshje në qershor. Kështu më kanë informuar nga FFK-ja. Shpresoj se në shtator do të gjejmë ndonjë kundërshtar”, ka thënë Bunjaku për ‘Kohën Ditore’.

Ai ndër të tjera ka njoftuar se gjatë qershorit, nuk do të ketë as tubim për ta parë formën e futbollistëve.