S’ka medalje për xhudistet e rinj në Kupën Europiane

Xhudistët kosovar nuk arritën asnjë medalje në Kupë Evropiane U-18 në xhudo, e mbajtur në Antalia të Turqisë.
Ky ishte aktiviteti i radhës i xhudistëve të rinj, të cilët vlerësohen e ardhme e ndritur.
Tre xhudistë, Sidorela Dodaj (-52 kg), Enise Zijade (-52 kg) dhe Fiona Kuka (-57 kg), u renditën në vendin e pestë, për të dëshmuar cilësitë e tyre për të ardhmen.
“Paraqitje relativisht të mirë patën edhe xhudistë të tjerë.” thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. /Gazeta Olle/

Një dekadë nga ndeshja historike Kosova – Haiti që hapi kapitullin e ri

Dorëhiqen arkitektët e Dinamos, themeluesi dhe drejtori Fatos Ademi si dhe trajneri Burim Qerkini