S’ka marrëveshje me portierin brazilian

Derisa mediat raportojnë se Alisson do t’i bashkohet Romës, përfaqësues të Internacionalit thonë se nuk ka asgjë konkrete.

Burime të ndryshme në Itali dhe në Brazil kanë thënë se portieri do të luajë te ‘Giallorossët’ në sezonin e ardhshëm.

Ai ishte edhe në planet e Juventusit, mirëpo ‘Bianconerët’ u tërhoqën dhe kryeqytetasit pritet të paguajnë pesë milionë euro për brazilianin.

“Nuk ka ende asgjë konkrete. Po të kishte diçka, unë do ta dija. Deri më tash nuk ka asgjë”, ka deklaruar zëvendëspresidenti i Internacionalit, Pedro Affatato, për ‘Globoesporte’.