Ska gara në Brezovicë, ja arsyjet

Shkaku i kushteve të vështira klimatike që kanë mbretëruar në Brezovicë, përkatësisht për shkak të erërave të forta, është shtyrë gara finale në Sllallom Paralel, e organizuar nga asociacioni për sporte ekstreme “Scardus”, në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës.

Të shtunën janë zhvilluar normalisht kualifikimet, por erërat e forta që mbretëruan të dielën në Brezovicë, kanë pamundësuar që 16 garuesit më të mirë të paraqiten në finalet e Sllallomit Paralel.

Delegati i garës, Bujar Turjaka, bashkë me organizatorët e garës kanë vendosur që finalja të zhvillohet më 14 mars. Të drejtë pjesëmarrje në këtë garë kishin të gjithë anëtarët e klubeve kosovare dhe të huaja.