S’ka fitues në derbin italian (VIDEO)

Derbi italian në Europa Ligë, ndërmjet Fiorentinës e Romës u mbyll pa fitues, 1:1.

Vendasit ishin në epërsi për një kohë të gjatë pas golit të Iliciq në minutën 11. Ndërkohë, 13 minuta pa u mbyllur takimi, Seydou Keita barazoi në 1:1.

Në sfidën spanjolle, Villareal – Sevilla, këta të fundit triumfuan 3:1.

Fitore shënoi edhe Evertoni, që mundi 2:1 Dinamon e Kievit. (Gazeta Olle)