Sivjet ishte te Drita, skuadrat e njohura franceze kërkojnë Nwabuezen

Ish-futbollisti i Dritës, Kylian Nwabueze ka shkëlqyer këtë sezon te skuadra e Laçit dhe ka arritur të tundë rrjetën më shumë se çdo futbollist tjetër në Superiore.

Ai të njëjtën gjë e kishte bërë dhe në pranverë sa ishte pjesë e Dritës.

Kjo ka bërë që sulmuesi të tërheqë interesin e ekipeve të tjera, madje edhe jashtë Shqipërisë.

“Get French Football News” bën të ditur se në tryezën e klubit kanë mbërritur dy oferta, një nga ekipi i Le Mans, ndërsa tjetra nga Sochaux.

Të dyja këto klube që aktualisht luajnë në Ligue 2 në Francë.

Gjithashtu mësohet se një propozim vjen edhe prej Pescarës, por sipas medias franceze, Nwbueze po mendon transferimin drejt Turqisë.