Sistemi VAR nuk ka ndalur pakënaqësitë ndaj gjyqtarëve, Tahir Batatina dhe Arsim Thaqi meraklinjtë më të mëdhenjë të ankesave

Në 34 xhiro deri më tani ka pasur 30-të ankesa direkte ndaj referëve në deklaratat e trajnerëve pas ndeshjeve.

Tahir Batatina dhe Arsim Thaqi janë trajnerët me më së shumti ankesa, nga shtatë secili kurse pas tyre vjen Armend Dallku me gjashtë ankesa sosh.
Trajneri i parë që u ankua në referim në sezonin aktual ishte Armend Dallku, i cili një gjë të tillë e bëri qysh në xhiron e parë kampionale.
Trajneri i parë që u ankua në referim edhe pas fitores ishte Tahir Lushtaku, në ndeshjen e dytë sezonale përballë Dukagjinit.
Nga 16 referë që kanë ndarë drejtësinë në Superligë, ndaj plotë 12-të prej tyre ka pasur ankesa.
Gjyqtarët më të prekur nga ankesat e trajnerëve janë Alban Shala, Dardan Çaka, Genc Nuza, Gramos Shala dhe Mentor Ajeti (Nga katër herë secili prej tyre)
Vetëm në 11-të nga 34 xhiro gjithsej deri më tani nuk ka pasur fare ankesa në referim nga asnjëri prej trajnerëve.
Xhiro që sjelli më së shumti ankesa ishte ajo e 11-ta, ku të pakënaqur me referimin ishin tre prej trajnerëve: Tahir Batatina, Tahir Lushtaku dhe Arsim Thaqi (Në tre ndeshje nga pesë pati pakënaqësi)
Tre skuadrat e vetme nga trajnerët e të cilëve nuk ka pasur ankesa në referim janë: Ballkani, Drita dhe Feronikeli. /Arbon Flugaj/

E pabesueshme! Nuk do ta besoni dot për sa minuta u shitën biletat për finalen e Conference League

Përparim Rama tregon arsyen pse festoi me KV Dritën