Sistemi VAR gati edhe në Shqipëri, fillon faza e fundit e trajnimit

Sistemit VAR (Video Assistent Referee) do të jetë risia dhe investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit në edicionin e ri të Kategorisë Superiore që fillon në 11 shtator. Procesi ka mbërritur në fazën finale dhe gjithҫka duket gati për startin e sezonit të ri, duke parë që po zhvillohen testimet dhe trajnimet e fundit për të filluar aplikimin e tij nga java e parë.

Procesi ka qënë i ndarë në tre faza, ku në të parën janë zhvilluar seminarët teorikë me arbitrat ku u prezantuan me teknollogjinë, u dhanë informacionet mbi mënyrat e përdorimit të aparaturave për të gjithë stafin teknik dhe atë të arbitrave. Seminaret janë udhëhequr nga Aleksandër Papin, përfaqësues i kompanisë EVS dhe Mike Van Der Roest, udhëheqës i projektit VAR në FIFA.

Në fazën e dytë janë zhvilluar trajnime me raste konkrete nga lektorë të FIFA-s dhe IFAB, ku vetë Drejtori Teknik David Elleray, mbërriti në FSHF dhe shpjegoi në detaje rastet e prekjes së topit me dorë në zonë, ndryshimet e reja të rregullave të lojës si edhe u ndal te protokolli i sistemit VAR përsa i përket vendimarrjes në fushë, ku janë përdorur edhe situata të shkëputura nga sfida të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Faza e tretë dhe e fundit, e cila po aplikohet aktualisht, është trajnimi në fushë, me ndeshje të vërteta dhe në stadium ku transmetimit televiziv i bashkangjitet edhe Sistemi VAR, në të cilat arbitrat veprojnë si në ndeshje të vërteta, ku në rast vendimesh të dyshimta komunikojnë me VAR dhe kërkojnë ndërhyrjen e tij. Training on side (trajnimi në fushë) është një proces ku secili i arbitër do të duhet të drejtojë sëpaku 4 ndeshje me VAR përpara se të ҫertifikohet për përdorimin e tij. Pas ndeshjeve që janë zhvilluar dje në mbrëmje dhe sot paradite në stadiumin “Selman Stërmasi”, në mbrëmje ndeshja Teuta-Shamrock Rovers do të jetë me VAR Offline.

 

Pamje nga stërvitja e parë e Messit me PSG-në

Llapi me kushte fantastike për edicionin e ri – ja si duket stadiumi “Zahir Pajaziti” në fazën finale para mbjelljes së barit natyral