Sirigu lë pa shpresa italianët

Portieri Salvatore Sirigu thotë se dëshiron që ta zhvillojë karrierën e tij në Paris duke iu dhënë fund shpresave të Romës, Napolit dhe Interit.

Të tre klubet italiane tashmë ishtin lidhur me transferimin e portierit të Paris Saint-Germain, por veçanërisht Roma sihte shumë e interesuar që ta marr si pasues për Morgan De Sanctis.

Në një intervistë për televzionin francez ‘Telefoot’, portieri është pyetur nëse ai synon të vazhdojë me klubin francez.

“Absolutisht, unë e shoh karrierën time në zhvillim dhe do tëe qëndrojë në Paris pa problemin më të vogël”, u përgjigj ai.

28-vjeçari ka zgjatur kontratën e tij me klubin nga Ligue 1 deri në qershor të vitit 2018.