Sioni i fortë për Hajvalinë

Fituesi i Kupës së Zvicrës për edicionin e kaluar, Sioni, është treguar skuadër e fortë për Hajvalinë, të cilën e mposhti me rezultat 5:1.

Takimi ishte i karakterit miqësor, dhe u zhvillua në qytetin Payerne të Zvicrës, në praninë e qindra tifozëve, kryesisht shqiptar.

Pjesa e parë u mbyll 2:1 për zviceranët, derisa në të dytën ata shënuan edhe tri here, shkruan GazetaOlle.com.

Golin e vetëm për Hajvalinë e shënoi Shkëlqim Pacolli për barazimin 1:1, në minutën 12.

I pranishëm në stadium ishte edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

vokrri