Sion insiston për Xhemailin

Klubi zviceran, Sion insiston se do ta blejë mesfushorin shqiptar Blerim Xhemailin.

Reprezentuesi i Zvicrës në sezonin e fundit ishte pjesë e Galatasarayt, por duket se lojtari do të nis një eksperiencë të re në futbollin evropian.

Sipas mediave zvicerane, krerët e Sionit janë të bindur se do ta blejnë 29 vjeçarin, i cili kërkohet edhe nga klubet e Gjermanisë, Anglisë dhe Italisë.

Xhemaili më parë ka bërë karrierë në Seria A përfshirë këtu edhe klubin e madh italian, Napoli.