Tirana ka fituar në fundjavë klasikën e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë me rezultat 0-2.
Kryeqytetasit janë në krye të Superiores, por në këtë ndeshje ndodhi një rast shumë interesant.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj u konfrontua me një futbollist të vendasve.
Edhe pse ishte një duel verbal, Bekaj është bërë viral në mediat shqiptare për simulimin që bëri.
Supersport ka publikuar videon, teksa ka pyetur tifozët se çfarë note meriton ‘aktrimi’ i gardianit prishtinas./Gazeta Olle/