Simov: Paraqitja më e dobët prej që jam trajner, urime për fitoren e merituar të Dritës

Drita ka shkruar historinë në Shkup! Gjilanasit janë bërë skuadra e parë kosovare që siguron kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Filipi 2”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks, përcjellë Gazeta Olle.

Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.

Trajneri i Sileksit, Goran Simov, tha se skuadra e tij bëri paraqitjen më të dobët ndonjëherë.

“Thjesht nuk kemi hyrë në ndeshje siç duhet, unë mbaj përgjegjësinë e plotë. Kemi agresion, por frikësohemi të fitojmë, të shënojmë”, ka deklaruar trajneri maqedonas.

“Kjo është ndeshja më e keqe prej që jam trajner i Sileksit”.

“Faji është imi. Lojë zero me pasime, zero shanse, skuadër e panjohur e Sileksit. Fatkeqësi futbolli. Urime Dritës, fitore e merituar”, theksoi Simov.

💰 QINDRA MIJËRA EURO 💰Drita FC "mbulohet me para", ja çfarë shume ka fituar për kalimin në rrethin e tretë! 🔵➡️ bit.ly/3cbwqlG

Gepostet von Gazeta OLLE am Donnerstag, 17. September 2020

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, u prononcua para mediave në konferencën pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohuri për ekipin kundërshtar, por lojtarët ishin ata që e kryen punën”, deklaroi Nuhiu.

“Në pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë lojtarët e morën veten dhe arritëm rezultatin që deshëm”.

“I uroj futbollistët për angazhimin dhe këtë fitore ua dedikojmë Intelektualëve”, shtoi ai.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, i dha merita të mëdha trajnerit Ardian Nuhiu për këtë takim.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë kishim vështirësi dhe nuk arrinim të dilnim në lojën tonë”, deklaroi Limani në konferencën për shtyp.

“Në pjesën e dytë e dominuam takimin dhe për këtë jam shumë i lumtur”.

“Trajneri na kishte treguar cdo detaj për ekipin kundërshtar dhe e kishim më të lehtë çasjen në këtë ndeshje. Mendoj që ky ishte çelësi i suksesit”, shtoi Limani. /Gazeta Olle/