Simov: Drita ka fat që e ka trajner Nuhiun, ai di gjithçka për ne

Drita rikthehet në fushat e blerta të arenës ndërkombëtare, me kampionët e Kosovës që sfidojnë ekipin maqedonas Sileks në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Pritet të jetë një 90-minutësh shumë i luftuar ai që do të luhet në Shkup, ku Drita do të kërkojë kualifikimin historik në raundin e tretë, përcjellë Gazeta Olle.

Gjilanasit kanë konfirmuar para ndeshjes që të gjithë lojtarët janë në dispozicion në përjashtim të transferimit të verës, Festim Alidemës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Filipi 2” në Shkup me fillim prej orës 20:00.

Më poshtë kuotat e bastoreve ndërkombëtare, të cilat kanë favorizuar Sileksin. 

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, u shpreh optimist për rezultat pozitiv në konferencën e djeshme për shtyp.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje. E mira është që jemi në gjendje të mirë fizike, sepse s’jemi ndalur së punuari”, deklaroi Limani.

“Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët mezi po e presin këtë takim”.

“Ne do të japim maksimumin dhe besojmë fuqishëm se do të marrim rezultatin që duam”, shtoi ai.

Shkup, 16.09.2020Press konference e trenerit Ardian Nuhiu dhe kapitenit Ardian LimaniSapo ka perfunduar press…

Gepostet von Drita FC am Mittwoch, 16. September 2020

Trajneri i Sileksit, Goran Simov, e sheh ndeshjen pa favorit, ani pse maqedonasit favorizohen në letër.

“Ne jemi favoritë në letër, por jemi edhe mysafirë në Arena. Një gjë është e sigurt, do të jetë një ndeshje e paparashikueshme, mund të zgjasë më shumë se nëntëdhjetë minuta. Unë jam një trajner që gjithmonë dua të triumfoj në ndeshje. Është 50:50″, tha Simov.

“Drita është një kundërshtar që është me të vërtetë diçka cilësore si lojtarët tanë të ligës së parë. Prandaj, ndeshjen mund të vendos një moment”, tha ai më tej.

“Ardian Nuhiu është shoku im i skuadrës nga Vardari, ai di gjithçka për ligën tonë, ai i ka të gjitha informacionet për ne. Ky është avantazhi i tij por edhe disavantazhi i tij. Askush nuk e pa Sileksin si favorit vitin e kaluar, kështu që tani jemi në Evropë. Nuk ka shumë taktika në këto ndeshje, ne nuk jemi as Klopp e as Mourinho. Nesër do të jetë një luftë e vërtetë, një lojë e pastër futbolli”,  theksoi Simov.

Takimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. /Gazeta Olle/

? LAJMI I FUNDIT ?Super-transferimi i Dritës mungon në stërvitjen e fundit para ndeshjes, mungon nesër⁉️➡️ bit.ly/33zpk6N

Gepostet von Gazeta OLLE am Mittwoch, 16. September 2020