Simonovski: Te Llapi janë të motivuar sikurse çdo kundërshtar ndaj Dritës, por ne mendojmë vetëm për tri pikët e fitores

Drita ka zhvilluar konferencën e radhës për media para xhiros së 11-të të Superligës.

Në konferencën për media u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Marko Simonovski, shkruan Gazeta Olle.

Optimist për takimin e nesërm u shpreh sulmuesi, Simonovski, i cili theksoi se udhëtojnë për tri pikë.

“Luajme kundër një ekipe që në këto ndeshjet e fundit ka fituar 9 pikë dhe normalisht ata janë të motivuar, sikurse cdo kundërshtar tjetër ndaj Dritës. Neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të mendojmë për tri pikët e fitores dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje edhe nesër. Synimi i gjithsecilit në ekip është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe fitore”, potencoi Simonovski.

Ndeshja e xhiros së njëmbëdhjetë, në mes të Llapit dhe Dritës zhvillohet nesër, ora 13:00 në stadiumin e Merdares.

/ Gazeta Olle/

Nuhiu vlerëson Llapin, por thotë se janë të përgatitur për ndeshjen ndaj tyre

Vushtrria dënohet nga Komisioni Disiplinor, kjo është arsyeja