Portieri Simon Simoni, i cilin ndodhet në grumbullimin e Kombëtares në Gjermani, ndonëse nuk ishte pjesë e listës zyrtare, por që po mbahet në skuadër dhe po stërvitet nga trajneri Sylvinho, për të qenë gati në rast të ndonjë problemi që mund të shfaqë ndonjëri mes tre portjerve që janë në listë, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për gjendjen e tyre.
Ai shprehet shumë i lumtur që është në këtë grup, siç e cilëson Simoni kampionësh, teksa shton se ka mundësinë të përmirësohet çdo ditë.
“Ditë intensive kuqezi
I lumtur që jam pjesë e një grupi me kampionë dhe kam mundësi të rritem e përmirësohem çdo ditë.
FORCA SHQIPËRI! ❤️🖤🦅”-shkruan Simon Simoni.