Simon: Ishte ndeshja më e vështirë e fazës kualifikuese

Unai Simon nuk ishte i sigurt në disa raste, por e mbylli ndeshjen pa pranuar gol.

Portieri i Spanjës, Unai Simon ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë, ishte më e vështira për përfaqësuesen spanjolle.

Ai ka thënë se Kosova ka merituar të ketë më shumë fat.

Spanja e fitoi ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 2:0.

“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese. Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese”, ka thënë Simon.

Manaj: Nëse luajmë si sot në pjesën e dytë, mund të arrijmë objektivin

Gazetari i emisionit El Chiringuito: Ishte për t’u frikësuar nga ‘Federata’ e Kosovës