Simeone vendos për të ardhmën

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtuesit e Atletico, Simeone tha se kishte vendosur të qëndronte më gjatë.

Atletico e Madridit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Diego Pablo Simeonen deri në vitin 2020. Edhe pse kishin mbetur edhe dy vite nga kontrata aktuale, drejtuesit e Los Colchenoros, të kënaqur me punën e argjentinasit, i propozuan zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtuesit e Atletico, Simeone tha se kishte vendosur të qëndronte më gjatë sepse e shihte klubin madrilen që po rritej në cdo aspekt.

“Kemi punuar shumë për stabilitetin e skuadrës dhe tani duhet të qëndrojmë në nivelet më të larta. Besimi te grupi dhe te puna jonë na jep forcë për të ecur përpara. Atletico është një klub që po rritet shumë dhe unë vendosa të qëdroj këtu ku jam. Përgjegjësia është shumë e madhe, po ashtu edhe entuziazmi apo frika.”

Më tej Simeone shprehet se nuk është e lehtë që të reshtohesh përkrahë skuadrave më të mira të Spanjës.

“Për t’u krahasuar me Barcën dhe Realin duhet të renditemi edhe për tre sezone apo më shumë në tre vendet e para. Nuk do të jetë e lehtë, sepse, edhe ekipe të tjera si Valencia, Sevilla apo Villarreal po përmirësohen vit pas viti. E rëndësishme është që kly klub i ka idetë e qarta.”

I pyetur për objektivat e Atleticos, Simeone u përgjigj shumë shkurt, se mendon vetëm për ndeshjen e radhës me Cordoban.