Simeone për pak nuk e ‘rrahu’ trajnerin e Leverkusenit (VIDEO)

Diego Simeone është i ashpër edhe kur bëhet fjalë për ndonjë ngacmim nga homologët e tij.

Në takimin e mbrëmshëm me Bayer Leverkuenin, derisa trajneri i vendasve, Roger Schmidt kishte një përplasje verbale me njërin nga ndihmësit e Simeones, trajneri i Atleticos shkoi dhe për pak sa nuk e qëlloi homologun e tij.

Ishte gjyqtari i katërt që nuk lejoi ndonjë goditje. Sidoqoftë, fjalët e ashpra nuk munguan. (Gazeta Olle)