Simeone ia kthen përgjigjen Cityt

Diego Simeone i ka kthyer përfundimisht përgjigje negative Manchester Cityt duke e konfirmuar qëndrimin në “Vincente Calderon” te skuadra e Atletico Madridit.

Sipas mediave angleze ai do të rinovojë kontratën deri në vitin 2020, duke e nisur një projekt të ri 5-vjeçar me skuadrën kryeqytetase. Tani mbetet të shihet se si do të lëvizë Manchester City, që e ka ndërmend që ta largojë trajnerin aktual Manuel Pellegrini.