Simeone flet për kualifikimin

Diego Simeone është i lumtur që Atletico Madrid është kualifikuar në mesin e tetë ekipeve më të mira në Europë.

Atletico Madrid u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ekipi spanjoll arrti ta eliminoj Bayer Leverkusesin pas ekzekutimit të penalltive (3:2), pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1:0, sikurse në takimin e patë.

Trajneri i Kampionit të Spanjës, Diego Simeone, është i lumtur që Atletico Madrid është kualifikuar në mesin e tetë ekipeve më të mira në Europë.

“Unë jam i lumtur me përpjekje të ekipit pasi kemi pasur shumë lojtarë jashtë si: Diego Godin, Tiago, Sauli. Unë jam këtu në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë përsëri me Atletico dhe jam i lumtur”, ka deklaruar Simeone.

Ai ka falënderuar tifozët për mbështetje, derisa ka lavdëruar portierin e dytë,Jan Oblak, i cili u inkuadrua në vend të Miguel Angel Moyas, i cili u lëndua.