Simeone do tifozë të ‘çmendur’

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar nga fansat e kampionit spanjoll që të jenë tejet të zhurmshëm në takim e dytë me Bayer Lverkusenin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Atletico të martën në ‘Vicente Calderon’ pret ta përmbysë fitoren 1 me 0 të gjermanëve nga ndeshja e kaluar. Simeone thotë se tifozët duhet t’i qëndrojnë prapa skuadrës.

“Dua stadiumin vazhdimisht të zhurmshëm. Shpresoj dhe dua që të mos ketë as një minutë qetësi gjatë ndeshjes”, ka thënë Simeone, raporton koha.net.

Ai lavdëroi skuadrën gjermane, duke thënë se lojtarët e tij nuk duhet të mendojnë asgjë tjetër përpos fitores.