Tashmë nga skuadra është përshëndetur edhe kapiteni Azem Bejta, i cili për 18 vite ka mbrojtur ngjyrat kuqezi.
Mbrojtësi i njohur, ishte një nga më besnikët në nivelin e Superligës, duke krijuar përvojë të madhe që do t’i mungojë Drenicës.
Bejta ka falënderuar bashkëlojtarët, trajnerët dhe presidentët e klubit që ka bashkëpunuar gjatë kësaj kohe.
Më poshtë e gjeni postimin e Bejtes:
Pas 18 viteve duke mbrojtur stemen e klubit me te me te mire, klubit Kuq e Zi, dita me e veshtire ne karrieren time sportive ka ardhur. Une po largohem duke ju falenderuar per gjithcka.
Ju e dini se une kam qene i dashuruar me kete klub dhe kjo nuk ka ndryshuar si ne kohe te mira dhe ne kohe te keqija.
Ky klub me ka rritur si person, me ka ndihmuar te behem ai qe kam dashur gjithmon, te behem nje futbollist i Kf Drenices.
Sot dua te falenderoj bashkelojtaret e mi, trajneret dhe presidentet e klubit. Faleminderit ju tifoz te dashur qe keni rrugetuar se bashku me mua.
Faleminderit, te gjithe per te gjitha. Une kurre nuk do t’ju harroje, une do te jem gjithmon tifoz i klubit me te mire Kf Drenices. Ju mund te llogaritni gjithmone ne mua.
Faleminderit.
/Gazeta Olle/