Silvinjo: E kam studiuar Bullgarinë, tani mendojmë vetëm për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë.

Timonieri i kuqzinjëve thotë se ka punuar mirë me ekip dhe Shqipëria ka bërë një hap të madh, mirëpo nuk anashkalon skuadren e Bullgarisë  edhe pse është një ndeshje mirësore.

“Pa ndeshjes me Çekinë, Shqipëria ka bërë një hap të madh, jemi në një grup të fortë ku ka pasur shumë ndryshime. Janë në garë për tu kualifikuar Polonia dhe Çekia, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën e bërë, kemi objektiva për të arritur dhe kjo do të vendoset në ndeshjet e nëntorit. Nuk jam aspak i keqardhur për Poloninë në mars, pavarësisht rezultatit më dha ca mundësi të mira për të parë gjendjen e skuadrës. Nuk e njihja ekipin, kam punuar me stafin nga 10 orë në ditë për të njohur grupin, më pas pata mundësinë që të njihja me lojtarët dhe të përgatisja më mirë ndeshjet e qershorit.”, deklaroi ai.

“E kam studiuar Bullgainë. Unë shikoj diçka të Bullgari jo diçka e drejtë me dy pikë. Në futboll kjo nuk është e drejtë se ka vetëm dy pikë dhe meritonte më shumë. Ka ekip të mirë, luan në bllok ka lojtarë të fortë. Në futboll nuk ka çelës apo sekret, por të gjithë duhet të mendojnë për të njëjtin gjë, flas për futbollin botëror në përgjithësi. Deri tani kemi bërë një punë të mirë, kemi një grup kompakt që ka treguar një shpirt gare në fushë. Tani mendojmë vetëm për ndeshjet e nëntorit dhe asgjë tjetër”, u shpreh trajneri.

Gjyqtarët kosovar ndajnë drejtësi në ndeshje evropiane

Silvinjo tregon si qëndron e vërteta me Brojën