Sikur Gerrard ta kishte pranuar Chelsean (FOTO)

Steven Gerrard u duartrokit nga tifozët e Chelseas në Stamford Bridge, në paraqitjen e tij të fundit në këtë stadium si një lojtarë kundështarë.

Por jeta e tij mund të ketë ndryshar dukshëm nësë ai do të ishte bashkuar me Chelsean në vitin 2005, kur u kërkua me ngulm nga Mourinho.

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, ka shpenzuar 17 vjet të lavdishme në Anfield duke hedhur poshtë çdo ofertë të ardhur në drejtim të tij edhe atë nga Jose Mourinho, transmeton Gazetaolle.com.

Por nëse nuk do ta kishte refuzuar atë ofertë në vitin 2005, ai nuk do të fitonte vetëm një FA Kupë dhe një Kupë të Ligës me Liverpoolin.

Gerrard humbi shumë trofe gjatë kësaj periudhe kur nuk kaloi te Chelsea, duke përfshirë tre tituj të kampionit në Premierligë, një Ligë të Kampionëve, katër FA Kupa, dy Kupat të Ligës dhe një Evropa Ligë.

 

Çfarë ka fituar Gerrard dhe çfarë ai mund të kishte fituar në Chelsea

Steven Gerrard në Liverpool (korrik 2005-2015)

1 FA Kupë (2006)

1 Kupë të Ligës (2012)

1 Komuniteti Shield (2006)

 

Me Chelsean (korrik 2005-2015)

3 Premierliga (2006 , 2010 , 2015 )

1 Ligë të Kampionëve (2012)

4 FA Kupa (2007 , 2009, 2010 , 2012)

2  Kupa të Ligës (2006 , 2015)

1 Evropa Ligë (2013)

2 Komunitet Shield (2005 , 2009)

 

gerrard 1

 

gerrard 2

 

gerard 3

 

gerrard 4