Sigal Prishtina ‘stërvit’ me Yllin

Sigal Prishtina ka arritur të shënoj fitore të lehtë përballë Golden Eagel Yllit duke e mposhtur me rezultat të thellë 116:86.

Në këtë ndeshje kryeqytetasit dominuan nga fillimi i takimit e deri në fund, duke mos iu rrezikuar për asnjë moment fitorja.

Lojtari më i dalluar në këtë takim te kryeqytetasit ishte Bojan Trajkovski me 25 pikë të shënuara, përdersa te mysafirët, Charles Hammrok me 25 sosh.