Sigal Prishtina rikthehen trajnerin turk Ahmet Kandemir

KB Prishtina ka rikthyer në radhët e veta trajnerin turk Ahmed Kandemir.

Trajneri i njohur turk rikthehet në Prishtinë pas 10 viteve.

52-vjeçari ka drejtuar skuadra të mëdha si Besiktas, Antalyta BB, Pinar Karsiyaka e Trabzonspor.

Për herë të fundit Kandemir ishte në Prishtinë në sezonin 2012-2013 ku fitoi Kupën e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga klubi kryeqytetas:

Trajneri i mirënjohur turk Ahmet Kandemir rikthehet në kryeqytet, tani me ambicie të reja dhe energji të freskëta.

Nën drejtimin e tij kemi fituar njërin nga trofetë më të rëndësishëm në historinë e klubit, Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013.

Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Beşiktaş JK, Pınar Karşıyaka, Mersin BB, Antalya BB. /Gazeta Olle/

Zeka po pret largimin nga Gjilani, ka tre oferta në tavolinë

Strakosha merr leje nga Brentfordi për të gjetur skuadër të re