Sigal Prishtina – Peja, caktohet data e super-derbit

Ndeshja derbi e xhiros XXIII ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të zhvillohet më 5 prill.

Termini i ndeshjes është shtyer për shkak të aktiviteteve të shumta në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ka thënë klubi i Prishtinës në arsyetimin e saj.

Derisa në anën tjetër, Peja ka ndeshjet gjysmëfinale të BIBL sonte dhe javën tjetër, që është edhe një arsye tjetër për shtyerje të ndeshjes për atë datë, shkruan Boroazani.

Sigal Prishtina dhe Peja qe katër vitet e fundit janë rivalët që janë të padiskutueshëm në luftë për titull.