Sigal Prishtina mposht Ponte Prizrenin dhe i bashkohet yllit në gjysmëfinale

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 77:88 (15:20, 16:32, 20:18, 26:18), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë deri në minutën e tetë, ku më pas prishtinasit me një seri të suksesshme e fituan këtë pjesë 15:20. Në periudhën e dytë bardhekaltrit ishin bindshëm më të mirë, ku dalëngadalë u shkëputën, duke arritur deri në 21 pikë, 31:52, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, me kryeqytetasit që menaxhuan epërsinë e krijuar dhe nuk lejuan prizrenasit ta shkrijnë atë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 51:70. Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Sigal Prishtina triumfoi 77:88.

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 31 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Derrick Wilson me 22 pikë e pesë kërcime.

Sigal Prishtina të premten në gjysmëfinale do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Të enjten (nesër) do të ndeshen Trepça me Rahovecin dhe Peja me Bashkimin.

Trajneri i Marokut me fjalë të mëdha: Ëndërrojmë gjysmëfinalen, por pse mos ta fitojmë Kupën e Botës

Messi vs Ronaldo në këtë Kampionat Botëror: Argjentinasi larg portugezit në të gjitha statistikat