Sigal Prishtina me lehtësi përballë Kastriotit

Në javën e fundit të kampionatit në ETC Superligën e Kosovës në basketboll Sigal Prishtina ka mposhtur Kastriotin me rezultat të thellë 107:50.

Në këtë ndeshje trajneri Marjan Ilevski inkuadroi në lojë lojtarët e rinjë të cilët ia shpërblyen duke u paraqitur në mënyrë fantastike në këtë takim.

Pas kësaj humbje Kastrioti e përfundon stinorin në pozitën e fundit në renditje duke u larguar nga ETC Superliga, ndërsa Prishtina do ta luaj edhe një ndeshje me Trepçën e cila nuk ishte zhivlluar për shkak të angazhimeve të kryeqytetasve në Ligën Ballkanike