Kampionia e Kosovës në basketboll kërkon nga FBK-ja trajtim si të skuadrave të tjera të mëdha në rajon. Kampionia e Ligës Ballkanike dhe e Kosovës, Sigal Prishtina, pas një stinori plot shkëlqim ka vënë standarde të reja për t’i arritur stinorin që vjen, shkruan sot “Koha Ditore”.
Skuadra bardhë e kaltër kërkon pjesëmarrjen në garën evropiane Eurocup, që për nga cilësia pritet të jetë gara e dytë më e madhe në Evropë pas Euroligës.
Këtë garë do ta kërkojë përmes kualifikimeve dhe drejtuesit e Prishtinës thonë se kanë një projekt të madh që mund të jetë i denjë edhe për këtë garë. Por ata kërkojnë një “favor” nga Federata e Basketbollit e Kosovës për ta pasur më të lehtë punën.
Sigal Prishtina kërkon nga FBK-ja që ta lirojë nga pjesa e rregullt e garave kampionale dhe t’i mundësohet në fund pjesëmarrja direkte në plejofin e Superligës, gjithnjë nëse kalon kualifikimet për të qenë pjesë e garave të grupeve në Eurocup.
“Kjo mundësi do të duhej automatikisht t’i ofrohej Sigal Prishtinës, pasi në tërë botën është kështu”, ka thënë të hënën drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Florian Miftari. Ai thotë se me largimin e Prishtinës nga garat e rregullta vetëm sa do të balancohej kampionati.
Futë