Sigal Prishtina ka një mesazh për “Plisat”

Sigal Prishtina ka bërë thirrje përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook, që tifozët që do të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Kozhuvit, të vishen me ngjyrat bardhekaltër.

“Tifozë të dashur, Jeni të lutur që nesër të visheni me ngjyra ose të bardh ose të kaltër (kuptohet, sipas mundësive). Kjo do ti jepte sallës dhe ekipit tonë edhe një inspirim shtesë”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Sigal Prishtina luan nesër kundër Kozhuvit maqedon në kuadër të gjysmëfinales së Ligës Ballkanike. /Gazeta Olle