Sigal Prishtina e ka mposhtur dy herë Rilskin, dhe atë me rezultat interesant

Gjatë këtij edicioni garash në Ballkan Ligë, Sigal Prishtina është përballur dy herë me bullgarët e Rilski Sportist.

Të dyja ndeshjet i kanë takuar bindshëm kryeqytetasve, të cilët me Rilskin do të përballen në finale.

Prishtina dhe Rilski bënin pjesë në grupin D të fazës së dytë. Në ndeshjen e parë të luajtur në Bullgari, bardhekaltërit fituan 94:71.

Dhe për koiçidencë, prishtinasit me rezultat identik 94:71 fituan edhe në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. (Gazeta Olle)

pr-rilski