Sigal Prishtina e fiton ndeshjen dramatike

Sigal Prishtina e ka fituar derbin me Bashkimin në elitën e basketbollit të Kosovës e cila i takon xhiros së pestë të Superligës.

Sigal Prishtina të dielën në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, fitoi përballë prizrenasve me rezultatin 91:89, në ndeshjen dramatike.
Sigal Prishtina e fitoi ndeshjen e katërt të edicionit, derisa Bashkimi e pësoi disfatën e dytë të edicionit aktual.

Vendësit i fituan dy çerekët e parë. Me gjashtë pikë epërsi e mbylli çerekun e parë, 27:21, kurse periudhën e dytë e fitoi 26:23, për të shkuar në pushim me rezultatin 53:44.

Bashkimi i fitoi ndërkohë dy periudhat pas pushimit, por që nuk i mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Asllani vazhdon me formën e lartë, shënon gol në Bundesligën austriake

Memeti gjen golin në Bundesligën gjermane